Celebrities Film & Tv Showbiz

Ermal Mamaqi flet mbi rritjen e tij shpirtërore: “Një moment i vështirë, çdo problem vjen si dhuratë…”

Aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi ka qenë mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”. Ai ka rrëfyer më shumë mbi projektet e tij kinematografike, jetën familjare, momentet e errëta që ka kaluar në jetë, por jo vetëm. Kujtojmë se këtë të diel në ekranin e Top Channel do të nisë transmetimin sezoni i dytë i serialit “H.O.T”, për të cilin Ermali na ka dhënë më shumë detaje. Zbulojini në këtë link.

Çfarë të ka mbetur ende pa bërë në jetë, sepse duket sikur i ke bërë të gjitha?

Një gjë që më ka mbetur pa bërë është një udhëtim në Puru, janë disa eksperienca të mira shpirtërore, ku edhe nuk mund të flasësh fare për një javë. Ami në fillim nuk ka qenë shumë e lumtur por pastaj e kuptoi që kjo rritje shpirtërore ndikon tek njeriu dhe të bën më të mirë. Janë disa njerëz që hapin gropën dhe presin që të bjerë shi që ta mbushë. Janë disa të tjerë që nuk ndalojnë derisa të dalë burimi, dhe kjo është më e pastër.

Si nisi ky kërkimi shpirtëror për ty?

Kur ti nisesh për të mësuar më shumë si funksionon shpirti, mendja, ligjet e universit, e para është një dëshirë e madhe, e dyta është një pikë e errët e jetës tënde kur ti bie poshtë. Ka qenë një moment shumë i vështirë, por më ka shërbyer dhe jam shumë i lumtur. Çdo problem vjen si dhuratë.

Ermal Mamaqi u ndal gjithashtu dhe mbi jetën e tij familjare dhe marrëdhënien me fëmijët:

Përpiqem ti mbaj më shumë afër vetes dhe të jemi prezent aty, si unë dhe Ami. Mua më dëgjojnë më shumë sepse me Amin kalojnë më shumë kohë. Është një bekim shumë i madh që të rrisësh fëmijë dhe kam një këshillë për ata që po rrisin tani fëmijë: Që të mos keni pishmane, shpenzoni më shumë kohë me ta, sepse do vijë koha që nuk do jeni aq interesantë për ta. Mundohem që t’i marr me vete kudo, edhe në xhirime. Joeli ka prirje për aktor, Sia ende jo.