Showbiz

“Eurovision”: “Eugent Bushpepa tund skenën në provën e parë zyrtare”

“Për herë të parë në 12 vjet, Shqipëria dërgon një artist solo mashkull në Eurovizion” ,është fjalia me të cilën nis artikulli kushtuar Eugent Bushpepës menjëherë pas provës së parë skenike.

Performanca e tij në këtë provë ishte mëse e arrirë dhe ka tërhequr vëmendjen e kritikëve edhe pse në skenë ishte i vetëm, zëri i tij i fuqishëm pushtoi sallën.

Eugent Bushpepa mbetet një ndër artistët më të vlerësuar në këtë edicion të festivalit Europian dhe në një intervistë të dhënë fill pas provës së parë gjenerale ai u shpreh i kënaqur nga performanca dhe është mëse gati që të japë maksimumin në natën e madhe.

Sipas Gentit, Eurovizioni është një derë gjigante në të cilën ai kalon artin e tij, ashtu si të gjithë konkurrentët e tjerë, dhe ndoshta njerëzit mund ta kapin atë dhe të ndiejnë emocionet që ai përpiqet të transmetojë.

Kujtojmë se Bushpepa do të performojë i treti në natën e parë të gjysmëfinales me këngën “Mall”, më 8 maj në Lisbonë.