Celebrities

Eva Longoria, reflektim i elegancës dhe stilit me veshjet e saj (foto)

Ju do të dëshironit të kopjonit stilet e saj. Por duhet të jeni shumë të kujdesshëm, pasi aktorja di të vishet bukur por me masën e duhur, prandaj nuk është për t’u habitur që ajo shpesh është në krye të listës së femrave të veshura më së miri.

Aktorja, Eva Longoria, përveç stilit të mirë, ngazëllen edhe me dukjen e saj.

Në një rast, ajo është shprehur se sekreti i shtatit të saj të hollë dhe dukjes rinore qëndron në stërvitjet e saj të përditshme në mëngjes.

Unë praktikoj stërvitjen në mëngjes sapo të ngrihem nga krevati, pasi pas orës 11 nuk kam më motivim. Unë kam një palestër në shtëpi dhe një trajner personal.

Provova pilates, por nuk e gjeta veten në të, thotë Eva ndërsa shton se vallëzimi është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të qenë në formë. Do të doja të vallëzoja çdo ditë pohon aktorja e famshme e Shtëpiakeve të Dëshpëruara.

Eva Jacqueline Longoria ka lindur më 15 mars 1975 në Teksas, më e vogla e katër motrave, në një familje meksikane. Pavarësisht se është diplomuar për Shkenca, karrierën si aktore e ka nisur shumë herët dhe sot është një producente, aktore, biznesmene, e cila po shijon kulmin e arritjeve artistike.

Karakteri dhe vendosmëria, cilësi që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë jetës, e kanë renditur Evën në top-listën e aktoreve më të kërkuaradhe të paguara të tregut kinematografik, por edhe më gjerë.