Aktualitet

“Faktet flasin vetë, në 4 muajt e fundit kemi kapur 1 ton kokainë”, Ministri Çuçi reagon për drogën e kapur në Portin e Durrësit!

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi reagoi në lidhje me kapjen e një sasie prej 11 kg kokainë në Portin e Durrësit, e ngarkuar brenda një kontejneri me banane që vinte nga Ekuadori.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Çuçi theksoi se pas operacionit të sotëm, sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit shkon në 1 ton.

Sipas tij, këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesioanle, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës.

Shënimi i plotë i Ministrit Çuçi:

Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit. Asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit. Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesioanle, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt.