Lifestyle

Fakti që shoh ëndrra me të, a do të thotë që ai mendon për mua?!

Ndërsa të ëndërrosh për dikë zakonisht do të thotë se ai po mendon për ty, të ëndërrosh të njëjtin person pa pushim mund të nënkuptojë gjithashtu se ai ka menduar për ty aq shumë sa që kur ëndërron për të, është vetëm një rast tjetër ku ai mendim të hyn në kokën tënde.

Nëse shihni dikë shpesh në ëndërr, mund të nënkuptojë se ai po mendon për ju, por në të vërtetë nuk është ndryshe nga nëse ju do të mendonit shpesh për të. Pyetjes se a po mendon ai për ju për aq kohë sa ju e endërroni mund t’i japim dy përgjigje, po dhe jo, varet nga ëndrra.

Nëse jeni duke ëndërruar për këtë person, por skenari në ëndrrën tuaj nuk është diçka që ka ndodhur ose nuk është e lidhur me një ngjarje apo situatë emocionale, atëherë ai thjesht ndodh të jetë në ëndrrën tuaj dhe nuk po mendon për ju.

Nëse ëndrra lidhet me një ngjarje emocionale ose situatë që ka ndodhur mes jush dhe personit për të cilin po ëndërroni, atëherë ekziston një lidhje midis mendimeve tuaja dhe mendimeve të tij. Truri juaj mund ta fusë këtë ndjenjë në një ëndërr, sepse ajo është në mendjen tuaj kohët e fundit.