Aktualitet

Familjarët e viktimave të tërmetit, homazhe në nder të të afërmve të tyre

Sot në 1-vjetorin e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, kryesisht në Thumanë e Durrës, familjarët zhvilluan homazhe në nder të të afërmve të tyre ndërsa politika i përkujtoi me mesazhe. Në varrezat e Thumanës prehen 26 vetë, banorë të dy pallateve, njëri prej të cilëve u shemb plotësisht ndërsa tjetri u nda përgjysmë.

Në varret e tyre u vendosën lule në këtë përkujtimore ndërsa një vit më parë mes viktimave ishin 6 pjesëtarë të familjes Cara, të cilët i përket dhe Albert Cara, i cili mbijetoi.

Homazhe pati dhe në Durrës pranë rrënojave të pallatit 6-katësh të shembur nga tërmeti. Familjarët e viktimave ishin sot për homazhe, mes tyre Ajet Meçja, i mbijetuar por humbi bashkëshorten, vajzën dhe mbesën e mitur, vetëm 8-vjeçe. Ai apelon për Drejtësi.