Showbiz

Ndryshim drastik në pamjen e Jet Li, fansat të shqetësuar për shëndetin e aktorit

Aktori kinez dhe legjenda e arteve marciale është bërë qendra e vëmendjes për shkak të një fotoje të postuar në rrjetet sociale nga një fans i tij.

Ai u shfaq i dobët, i lodhur dhe nuk dukej mirë nga gjendja shëndetësore duke shqetësuar kështu të gjithë publikun e veçanërisht fansat e tij.

Menaxheri dhe doktori i aktorit kanë reaguar për të sqaruar çdo gjë. Ata u shprehën se 55-vjeçari prej vitesh vuan nga sëmundja e Hyperthyroidism, e cila lidhet me gjendrat tiroide dhe shkakton probleme me zemrën dhe funksionimin e dobët të metabolizmit.

Ata shtuan se edhe pse i sëmurë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe këshilluan publikun të mos gjykojnë nga pamja e jashtme, Jet Li është mirë dhe më energjik se kurrë.