Celebrities Gossip Showbiz

Fansat i kthehen kundër Jennifer Aniston, Justin Bieber “molla e sherrit”?!

Ylli i serialit “Friends” Jennifer Aniston së fundmi ka ndarë në Instagram disa foto të ndryshme nga prapaskenat e ribashkimit të serialit të famshëm. Mes këtyre fotove vihet re prezenca e këngëtarit kanadez Justin Bieber dhe partneres së tij, Hailey-t. Përkrah fotove Jennifer ka shkruar:

Bëni swipe për të parë selfiet e ne të pestëve… kur dy botë komplet të ndryshme bashkohen.

 

Disa nuk e kanë pritur fare mirë faktin që çifti ka ndërhyrë në fotot e aktorëve dhe kanë qenë të pranishëm në xhirime. Dikush pyeti:

Pse është Bieber atje?

Dikush tjetër komentoi:

Vazhdoj të mos e kuptoj pse Justin Bieber ka qenë aty.

Ndërsa të tjerë kanë qenë më të ashpër në reagime:

Nuk ka arsye pse Hailey dhe Justin Bieber të jenë aty.

Justin ka një lidhje shumë të ngushtë me serialin dhe për më tepër ka qenë i ftuar në “Friends: The Reunion”.

Dikush ka shpjeguar në lidhje me situatën duke shkruar:

Sepse ai e adhuron “Friends!” Ai dhe Hailey e shikojnë çdo ditë serialin. Justin ka vuajtur nga ankthi dhe ka thënë se “Friends” e ka ndihmuar shumë në këto momente të vështira. Ai e ka dashur serailin për vite me radhe dhe gjatë viteve të para të karrierës së tij ai përdorte emrin Chandler Bing kur rezervonte dhomat në hotel.

Rikujtojmë, se Jennifer Aniston publikoi trailer-in e episodit “Friends Reunion” dhe të gjithë fansat po numëronin ditët. “Friends” ka patur një sukses të jashtëzakonshëm ndër vite, e të shumtë ishin ata që u lumturuan tej mase me rikthimin e tyre.

Mirëpo, duket se veç kuptimit emocional që mbart ky serial për protagonistët e tij, ai gjithashtu u ka mundësuar edhe vlera monetare marramendëse. 

Së fundmi një sekret befasues u zbulua gjithashtu në ribashkimin e serialit ‘Friends’ që i ka habitur të gjithë. Aktorët David Schwimmer dhe Jennifer Aniston zbuluan se në vitet e para të xhirimeve ishin të dashuruar me njëri-tjetrit.