Showbiz

Fansat quajnë marrëdhënien e saj me Zayn fallco, reagon Gigi Hadid

Gigi dhe Zayn janë sërish bashkë dhe kjo është zyrtare nga fotot që modelja e famshme poston herë pas here në rrjetet sociale.

Ata patën një ndarje të shkurtër nga njëri-tjetri të cilën e konfirmuan edhe nëpërmjet një statusi prekës. Tashmë që janë kthyer përsëri bashkë, lidhja e tyre po komentohet negativisht nga fansat e modeles.

Shumë ndjekës të çiftit kanë komentuar se lidhja e tyre është fallco dhe Zayn po qëndron me 23-vjeçaren vetëm që të jetë në qendër të vëmendjes dhe për të marrë sa më shumë nga fama e saj.

Hadid ka komentuar për herë të parë rreth këtyre aludimeve duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë dhe u ka kërkuar fansave të saj të respektojnë privatësinë e tyre dhe të mos bëjnë aludime kur nuk dinë as 90% se çfarë lidhje ajo ndan me Zayn.