Celebrities Gossip Music Showbiz

Fero e pranon hapur, në videoklipin e rradhës do t’i blejë klikimet!

Fero është një artist, këngëtar e tekstshkrues shumë i ri në moshë, projektet e të cilit kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Dy javë më parë, artisti dhe modelja tepër simpatike Arbenita Ismajli, u bënë prindër për herë të parë. Fotot që kanë postuar në rrjetet e tyre sociale, tregojnë se po e shijojnë shumë të qënit prindër të një vogëlusheje.

Ndërkohë, pak orë më parë, këngëtari ka postuar në InstaStory një foto e cila habiti fansat.

Deri në fund të vitit do të publikoj edhe 15 videoklipe. Kam vendosur që në një videoklip t’i blej klikimet, vetëm që t’ju tregoj që kjo është diçka e vërtet. Unë nuk do i kisha blerë, por juve që nuk besoni, do jua vërtetoj. Edhe klikimet që i blemë në estrada janë klikime reale. Nuk të bllokohet në YouTube, do e vërtetoni vetë. Ky vit do të jetë i nxehtë.

Duket se Fero po thumbon dikë me këtë postim, një koleg të cilit nuk ia zbulon emrin. Megjithatë, ju që jeni fansa të këngëtarit, duhet t’ju lumturojë fakti që artisti juaj i zemrës do të publikojë plot 15 videoklipe. Ndërkohë, jemi të sigurt që edhe pa blerjen e klikimeve, këngët e tij do të rezultojnë gjithsesi shumë të suksesshme.