Showbiz

Feston deri në orët e para të mëngjesit, Bruce Willis fotografohet në gjendje të rëndë

Aktori i famshëm Bruce Willis nuk është më në gjendje të festojë si ‘i çmendur’ deri në orët e para të mëngjesit dhe këtë e vërtetojnë më së miri fotot e shkrepura nga paparacët.

Ylli i industrisë Hollywood është parë në Londër në gjendje mjaft të dehur teksa po largohej nga një festë. 63-vjeçari e kishte të pamundur të qëndronte në këmbë e aq më pak për të zbritur shkallët.

Ai mbahej nga truprojat e tij ndërkohë që mimika e dehur duket shumë qartë në foto si edhe këmisha e zbërthyer e pamja e parregullt.