Botë e Çuditshme

Fillimisht u shit për 12 cent, librin komik “Amazing Fantasy 15” tanimë mund blini për 44 mijë dollarë!

Dyqani i librave komik, Comic Hunter, i drejtuar nga menaxheri Remi Vienneau LecClair, po kërkon 60 mijë dollarë kanadezë, rreth 44 mijë dollarë amerikanë, apo rreth 41 mijë euro, për kopjen e librit “Amazing Fantasy 15”, i cili shfaqte debutimin e parë të Spider-Man. Libri në fjalë, ishte vlerësuar bazuar në origjinalitetin dhe gjendjen e tij dhe fillimisht u shit për 12 cent.

Por kopja e të njëjtit botim komik, theu rekorde shitjesh në shtator të vitit 2021, kur u nxorr në ankand për 3.6 milionë dollarë dhe u vlerësua me notën 9.6, që do të thotë se libri ishte në gjendje të mirë. Sidoqoftë, shitja e librit Amazing Fantasy 15, “u rrëzua nga froni”, në prill të vitit 2022, kur një kopje e librit të parë komik të Spider-Man, u shit për 5.3 milionë dollarë. Tregu për veglat e rralla sportive dhe librat komik është rritur në vitet e fundit, duke shënuar rekorde të reja të shitjeve, që thyhen më shpesh që nga fillimi i pandemisë COVID-19.