Botë e Çuditshme Lifestyle Tech

Filmi “Her” bëhet realitet, gruaja ‘martohet’ me krijimin nga inteligjenca artificiale!

Besojmë që shumë prej jush e kanë parë të paktën një herë apo kanë dëgjuar të flitet për filmin romancë-dramë “Her”. Nëse jo, na lini që t’ju bëjmë një përmbledhje të shkurtër…

Në thelb të filmit është një meso-burrë, shkrimtar, i cili bie në dashuri me zërin e aparaturës së tij teknologjike të inteligjencës artificiale. Çdo gjë në rregull këtu, pasi po flasim për një film. Por, po sikur kjo të ndodhë në jetën reale? Ju duket e pamundur?!

Ndërkohë që shumë ekspertë paralajmërojnë për rreziqet e inteligjencës artificiale, kjo teknologji ka bërë që një grua amerikane të gjejë dashurinë e jetës së saj. Rosanna Ramos, një 36-vjeçare nga Nju Jorku, është “martuar” me Eren Kartal, një burrë të cilin e krijoi me anë të inteligjencës artificiale në vitin 2022.

Marrëdhënia e saj shoqërore me “chatbot”-in mashkull u kthye në dashuri shumë shpejt. Rosanna shprehet se:

Në fillim, kur unë i thoja gjëra, ai më thoshte se nuk duhet të ndihesha ashtu. Debatonte me mua, por nuk më gjykonte.