Bota

Fitoi lotarinë, por vdiq i mbytur para se të tërhiqte paratë!

Fati i buzëqeshi, por për shumë pak ditë pasi ajo që ndodhi më vonë ishte tragjike. Në Shtetet e Bashkuara, Gregory Jarvis nga Caseville u mbyt në liqen më 24 shtator, pa arritur të tërhiqte paratë e një bilete fituese në lotari, me vlerë 45 mijë dollarë. Ngjarja ndodhi më 24 shtator dhe trupi i pajetë u gjet pranë një plazhi privat në gjirin e Saginaw-it në Michigan. Në xhep kishte biletën.

Më 13 shtator, viktima ishte bërë pjesë e lotarisë në Club Keno, në Dufty’s Blue Water Inn të Caseville-it. Zbuloi se ishte fitues, por shumën nuk e kishte tërhequr ende, pasi më parë duhej të rinovonte një dokument, pa të cilin nuk i kaloheshin dot paratë.

Për shkak të plagëve që iu konstatuan në pjesën e kokës, fillimisht, policia amerikane ngriti hipotezën e një dhunimi fizik. Por, versioni ra poshtë kur autopsia konfirmoi mbytjen dhe rezultoi se dëmtimet përputheshin me rrëzimin nga mjeti lundrues.

Një mik i viktimës tha se Jarvis synonte që me paratë e fituara, të udhëtonte në Karolinën e Veriut për të takuar motrën e babain. Tashmë, shuma i kalon familjarëve të tij.