Bota

‘Fryma e shenjtë’ shpëton pastorin kur sulmuesi tërheq këmbëzën gjatë shërbesës në SHBA!

Një pastor ka thënë sot se ‘duhet të ishte një mrekulli’ që askush nuk u lëndua kur një burrë nxorri pistoletën gjatë shërbesës së tij të së dielës, por arma e zjarrit nuk shkrepi. Momenti dramatik u regjistrua në video gjatë transmetimit direkt nga kisha në Pennsylvania, SHBA ku i dyshuari shihet që i drejton pistoletën priftit gjatë shërbesës së tij.

Pastori Glenn Germany, i kishës së North Braddock, tha sot se ishte mirënjohës që ishte ende gjallë. Germany, për programin ‘Good Morning America’ në rrjetin ABC, tha:

Ai e drejtoi pistoletën dhe tërhoqi këmbëzën, por arma u bllokua. Ai plumb ka pasur një emër në të.

I dyshuari, 26 vjeçari Bernard Junior Polite, u arrestua më vonë pasi anëtarët e kishës e neutralizuan duke e mbajtur përtokë. Pastori tha se kishte vërejtur të dyshuarin të hynte madje shtonte se ai i kishte buzëqeshur para se të nxirrte armën.

Nisa fjalën time predikuese kur papritur nga e majta pashë atë që po afrohej te rreshtat e parë derisa ishte para meje dhe më buzëqeshi. Ai nxorri armën dhe unë nxitova të fshihesha diku.

Por arma e sulmuesit nuk shkrepi dhe besimtarët e mbajtën atë derisa erdhi policia. Pas arrestimit i dyshuari kishte thënë në policinë e Pennsylvania se “Zoti i kishte thënë ta bënte” pa dhene detaje me te sakta, sipas rrjetit ABC News. Më vonë atë mbrëmje një trup ishte gjetur në afërsi të kishës, për të cilën fillimisht u dyshua sulmuesi i kishës, por më vonë hetimet u përqendruan në një tjetër pistë.