Bota

Fitoi zemrat e mijëra njerëzve në “America’s Got Talent”, shuhet në moshën 31-vjeçare Jane Marczewski!

Së fundmi është raportuar se është shuar nga jeta në moshën 31-vjeçare Jane Marczewski, një këngëtare e njohur me emrin artistik ‘Nightbirde’, e cila fitoi ndjekës të shumtë pas pjesëmarrjes në “America’s Got Talent” të NBC-së. Artistja ka ndërruar jetë si pasojë e një beteje me kancerin. Familja e saj njoftoi se Marczewski luftoi me kancerin për katër vjet dhe ndërroi jetë më 19 shkurt.

Këngëtarja tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve pasi mbajti një audicion mahnitës vitin e kaluar në “America’s Got Talent”, duke performuar një këngë origjinale të quajtur “It’s OK”. Gjatë performancës së saj, ajo u tregoi pjesëtarëve të jurisë se po luftonte me kancerin që i ishte përhapur në mushkëri, shpinë dhe mëlçi.

Ajo i bëri përshtypje Simon Cowell-it me pozitivitetin dhe vendosmërinë e saj. Ajo u kishte thënë atyre gjatë audicionit këto fjalë:

Nuk mund të prisni derisa jeta të mos jetë më e vështirë përpara se të vendosni të jeni të lumtur.