Celebrities Gossip Showbiz

Vazhdon të ‘frikësojë’ fansat e tij, çfarë po ndodh me yllin televiziv Simon Cowell?!

Së fundmi ylli televiziv Simon Cowell ka shqetësuar jo pak fansat e tij në daljen e fundit publike. 63-vjeçari është fotografuar jashtë ambienteve ku mbahet “America’s Got Talent”, ku duket tejet i dobësuar e i transformuar në fytyrë. Cowell ka thënë se ai ka ndryshuar stilin e tij të jetesës, pasi u detyrua që të rishikonte dietën e tij pas një incidenti të disa kohëve më parë kur ra nga shkallët e shtëpisë së tij në Londër.

Simon fajësoi stilin e tij të pashëndetshëm të jetesës për këtë transformim, pasi sipas tij qëndronte zgjuar deri në orët e para të mëngjesit, pa gjumë mjaftueshëm. Ndërkaq, ylli i “Britain’s Got Talent”, së fundmi shprehu se ka hequr dorë nga ndërhyrjet në fytyrë pasi ndihej sikur dukej “si diçka nga një film horror”.

Në një intervistë për gazetën britanike “The Sun”, Cowell pranoi se kishte shkuar shumë larg me fillers-at sa nuk e njihte më veten. “Ishte një fazë ku kisha shkuar pak larg. Pashë një foto timen të një ditë më parë dhe nuk e njoha më veten”,-tha ai duke pranuar se edhe djali i tij tetëvjeçar Eric, të cilin ai ndan me të fejuarën Lauren Silverman, kishte vënë re fytyrën e tij të mbushur, duke e bërë atë të heqë dorë nga trajtimet.