Celebrities Gossip Showbiz

Fjolla Morina në spital, si është gjendja shëndetsore e këngëtares?

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka.

Përpos jetës publike, duhet të kuptojmë se dhe personazhet publikë kanë jetën e tyre personale që herë zgjedhin ta tregojnë e herë jo. Me anë të një Instastory, Fjolla na ka treguar se ndodhet në spital me një serum të vendosur, por krahas nuk ka zgjedhur të na zbulojë se çfarë ka ndodhur me të.

Ne urojmë që artistja të jetë mirë me shëndet dhe të mos ketë asgjë serioze.

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por kohëve të fundit na kishte paralajmëruar se do të rikthehej. E ashtu siç premtoi, Fjolla lansoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Nushi. ‘Suppa Duppa’ me një videoklip shumë të nxehtë në më pak se një muaj nga publikimi ka arritur të ketë afro 2 milion klikime në platformën YouTube.

Vetëm pak pas ndarjes, Fjolla ka publikuar së fundmi në rrjetin e saj social Instagram disa fotografi dhe ka nxitur menjëherë dyshimet tek fansat e saj se mund të ketë nisur një romancë të re dashurie. E dyshimet vazhdojnë shtohen, sidomos pas Instastory-ve të para disa ditëve të postuar nga këngëtarja. Bukuroshja ka treguar gishtin e saj ku vendoset unaza e martesës dhe në të të vendosur një unazë të madhe diamanti.