Celebrities Gossip Showbiz

Fjoralba Ponari publikon disa foto të papostuara më parë me partnerin e saj të zemrës!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Vetëm pak orë më parë, bukuroshja ka ndarë me ne disa foto të tyre në pusimet e tyre të fundit në Paris, ku si gjithmonë duken shumë të lumtur. Krahas, Fjoralba ka shkruar:

Më kthe pas në Paris të lutem!

Jam fotografe e zonja shumë kështu…

Bukuroshja shpesh ka treguar se ngre zërin ndaj situatave të ndryshme sociale dhe padyshim që nuk kanë munguar disa postime drejtuar rastit të abuzimit seksual të 5 personave ndaj një të miture vetëm 11 vjeç në Kosovë  kaq tragjik. Por, ashtu si ka komente mbështetese, mesa duket ka dhe njerëz që fajësojnë viktimën e një ndjekëse e prezantueses i është kthyer me fjalët më ofenduese për qëndrimin që ka mbajtur.

E nëse po pyesni veten se si ka reaguar Fjoralba, ajo i ka kushtuar pak kohë komentueses për t’i kthyer përgjigje, por jo duke e ofenduar, por duke treguar në fakt se ky nuk është një problem vetëm i saji por i një shoqërie të tërë.