Aktualitet

Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim!

Policia ka hedhur poshtë lajmet se në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, është bllokuar lëvizja.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë sqarojnë se nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit, si dhe u bëhet thirrje shoferëve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cili në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, është bllokuar lëvizja, ju informojmë se:

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit”,-njofton policia.

“Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës”,-theksojnë blutë.

Po ashtu, njoftohet se shërbimet e qarkullimit rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.