Aktualitet

Fluksi i lartë i turistëve, në Vaun e Dejës prenotime që prej muajit Mars!

Peizazhet fantastike, monumentet e shumta historike e kulturore dhe kulinaria kanë surprizuar turistet duke e kthyer Vaun e Dejes, në një nga zonat me të vizituara në veri të Vendit. Fluksi sivjet ka nisur shumë herët dhe kryesohet nga hollandezët.

Gledisi Lacaj, operator turistik thotë se këtë vit, për herë të parë, janë detyruar të vendosin një limit për turistët.

Me zgjidhjen e problemit të lundrimit ku sivjet të gjithë operatoret janë pajisur me licensa dhe varka që plotësojne kushtet e sigurise teknike, 300 turistë në ditë ka vetem në Koman.

Për të huajt, natyra që ka veriu është magjepsese.

“Udhëtimi ishte shumë i bukur. I shijova shumë pamjet dhe lundrimin me anije nga Fierza në Koman. Gjithcka e bukur. Me pelqyen shumë njerëzit në Koman. Shumë të kendshem. Ushqimi shumë i mirë. Malet, lumenj, liqeni gjithcka është ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë në perditshmeri”- u shpreh njëri prej turistëve.

Të ndertuar për t’i dhënë Shqiperisë dritë dhe energji elektrike, liqeni i Komanit dhe i Vaut të Dejes, sot janë kthyer në një nder pikat më të vizituara në vendin tonë. Si asnjëhërë me parë, pronotimet sivjet kanë nisur në muajin Mars dhe vazhdojnë deri në fund të Nëntorit.