Aktualitet Sport

FOTO/ Rradhë e gjatë në “Air-Albania”. Derbi numër 172 në Superligë, formacionet zyrtare të Tirana – Partizani!

Derbi i 172-të i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet sonte në stadiumin “Air Albania”, takim i cili nis në orën 19:00.  Atmosfera e derbit ka nisur të elektrizohet një orë para fillimit të takimit. Në stadium ka nisur hyrja e tifozerive, por ka radhë për të hyrë brenda.

Forcat e policisë dhe sigurimi janë prezent duke kryer kontrolle të imtësisë te tifozët që hyjnë në stadium. Përveç kontrollit të biletës tifozët u nënshtrohen edhe kontrollit trupor, për të evituar hyrjen e sendeve të pa lejuara në stadium.

Të dy ekipet vijnë me mungesa në këtë takim. Gjithsesi trajnerët Julian Ahmataj dhe Arbër Abilaliaj kanë vendosur për formacionet e këtij takimi.

Disa nga mungesat e deklaruar nga trajnerët kanë rezultuar blofe, pasi janë në fushë sot.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Abdullahu, Doka, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni, Lushkja, Deliu, Meta, Latifi, Abazaj, Hasani.

Trajner: Julian Ahmataj

Partizani:Qirko, Antanaskovski, Sembene, Hadroj, Murataj, Rrapaj, Maget, Mehmeti, Cara, Taipi, Bintsuka.

Trajner: Arbër Abilaliaj

Arbitron Juxhin Xhaja.

Superliga shqiptare e futbollit është në javën e 15-të. Gjithçka këtë të dielë nisi në orën 13:30, me Kukësin dhe Teutën që barazuan 0-0. Në Durrës me fillim nga 16:00 Dinamo mundi 2-0 Laçin, ndërsa në 19:00 gjithë vëmendja është në “Air Albania” për derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Pritet që stadiumi në Tiranë të jetë i mbushur me afro 18 mijë tifozë.