Bota

Francë, Ministri i Brendshëm Gerard Collomb do të zhvillojë një vizitë zyrtarë dy ditore në Tiranë

Ministër i Brendshëm i Francës Gerard Collomb do të zhvillojë një vizitë zyrtarë dy ditore në Tiranë, me ftesë të homologut shqiptar Fatmir Xhafaj. Përfaqësuesi i Parisit, dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë nesër bisedime zyrtare në Ministrinë e Brendshme, ndërsa do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama. Gjatë vizitës në Tiranë, ministri  francez Collomb do të vizitojë dhe ‘Muzeun e Gjetheve’.