Food & Drink Health & Beauty

Fruti që mbron zemrën dhe ndihmon në humbjen e peshës!

Dardha është e pasur me lëndë ushqyese dhe komponime të dobishme bimore. Ndër të tjera, mund t’ju ndihmojë që të humbisni peshë, por edhe të mbrojë trupin nga kërcënimi i disa sëmundjeve kronike. Një dardhë e vetme përmban sasi të konsiderueshme fibrash, vitamina C dhe K, kalium dhe lëndë ushqyese të tjera të vlefshme. I njëjti ushqim gjithashtu siguron sasi të vogla të folatit, provitaminës A dhe niacinës. Folati dhe niacina janë të rëndësishme për funksionin qelizor dhe prodhimin e energjisë, ndërsa provitamina A mbështet shëndetin e lëkurës dhe shërimin e plagëve.

Dardha përmban shumë antioksidantë, të cilët janë arsyeja për nuancat e ndryshme të varieteteve të frutave. Në veçanti, fruti përmban antocianina, të njohura për aktivitetin e tyre kundër kancerit, si dhe përfitimet e tyre kardiovaskulare. Studime të shumta tregojnë se një konsum i lartë i ushqimeve të pasura me anthocyanine lidhet me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës.

Edhe pse inflamacioni është një përgjigje normale e sistemit imunitar, inflamacioni kronik mund të jetë kërcënues për shëndetin e njeriut pasi lidhet me sëmundje të caktuara, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2. Dardha është një burim i pasur i antioksidantëve flavonoid, të cilët ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit, duke ulur rrezikun e këtyre sëmundjeve.

Dardha është e ulët në kalori, e pasur me ujë dhe plot fibra. Ky kombinim i bën ato një ushqim miqësor për humbjen e peshës, pasi fibra dhe uji përmirësojnë ngopjen, duke ju mbajtur nga ngrënia e tepërt. Dardha përmban disa përbërës, të tillë si antocianin dhe acid klorogjenik, që herë pas here janë shoqëruar me aktivitet antikancerogjen. Disa studime tregojnë se një dietë e pasur me fruta, duke përfshirë dardha, mund të mbrojë kundër disa llojeve të kancerit, përfshirë ato të mushkërive dhe stomakut. Përveç kësaj, disa studime tregojnë se frutat e pasura me flavonoide, si dardha, mund të mbrojnë edhe nga kanceri i gjirit dhe i vezoreve.