Celebrities Gossip Showbiz

Fundi i një epoke…/Ylli i “Game of Thrones” Maisie Williams ndahet nga i dashuri pas pesë vitesh lidhje!

Së fundmi ylli i “Game of Thrones” Maisie Williams dhe i dashuri i saj, Reuben Selby, i kanë dhënë fund lidhjes pas pesë vitesh së bashku. 25-vjeçarja njoftoi ndarjen me një selfie të tyre të shpërndarë në InstaStory. Ajo shkroi:

Fundi i një epoke. Reuben Selby dhe unë kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Ky vendim është diçka për të cilën jemi shumë mirënjohës, në mënyrë që të mund të mbrojmë magjinë, që nuk mund të mos e lëshojmë, sa herë që bashkojmë trurin tonë.

Ylli i “New Mutants” e përfundoi postimin duke kërkuar që njerëzit të mos bëjnë pyetje të mëtejshme në lidhje me këtë. Rikujtojmë, se ish-çifti konfirmuan lidhjen në korrik të vitit 2019. Dyshja ndanin një dashuri të madhe për modën, pasi ata shpesh ishin elementë kryesorë në disa shfaqje të Javës së Modës.

Williams së fundmi ka shpërthyer në lot teksa ka folur për marrëdhënien traumatike me babain e saj. Ylli i “Game Of Thrones”, foli hapur për edukimin e saj përpara se të gjente famë si Arya Stark në serialin e HBO në moshën 12-vjeçare. Maisie u rrit në Somerset të Anglisë me nënën e saj Hilary dhe tre vëllezërit e motrat e saj dhe ka folur për marrëdhënien me babanë për herë të parë. Duke folur për fëmijërinë e saj në podcastin e “The Diary Of An CEO” dhe për gjërat ‘traumatike’ që përjetoi gjatë fëmijërisë së saj, Maisie tha se ajo kaloi shumë frikëra.