Aktualitet

Fushatë promovimi Shqipëri-Kosovë, vijnë “Ngjyrat e Shqiptarëve”!

Shqipëri-Kosovë bashkohen me “Colours of Albanians” apo “Ngjyrat e Shqiptarëve”. Për herë të parë, prej 26 nëntorit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, po organizojnë konkursin “Colours of Albanians”, veçantia e të cilit qëndron në krijimin e një fushatë promovuese për të dy vendet, nga vetë shqiptarët, si dhe vizitorët.

Deri më 17 shkurt 2022, ditën e rëndësishme kur shënohet 14-vjetori i pavarësisë së Kosovës, spektatori vihet gjithashtu në rolin e autorit, të një fushate të rëndësishme e me efekt shumë të gjerë, me fokus promovimin e bukurive e vlerave të shumta që përfaqësojnë të dy vendet.

Mes risive, përfshirja akoma edhe më aktive e Disaporës, kudo ku jetojnë shtetas shqiptarë të Shqipërisë e Kosovës, në botë. Për të promovuar ndjesinë e përbashkët të identitetit shqiptar e përkatësisë sonë europiane, përmes këtij konkursi, audienca kapërcen kufjtë e Shqipërisë e të Kosovës për t’i gjetur shqiptarët në çdo shtet në të cilin kanë zgjedhur të jetojnë, punojnë, studiojnë. Vetëm 6 rregulla për t’u bërë pjesë e përvojës shumëngjyrëshe e në çdo aspekt, 100% shqiptare.

Rregullat e konkursit:

1.Publikoni fotografitë në profilin tuaj në Instagram me hashtag #ColoursofAlbanians2022;

2. Publikoni videot tuaja në Instagram me hashtag #ColoursofAlbanians2022

3.Bëni TAG profilin tonë në Instagram @coloursofalbanians;

4.Mund të postoni fotografitë/videot (15-60 sek) duke bërë “CHECK IN” vendin ku është marrë;

5.Mund të postoni fotografitë/videot që keni publikuar muaj më parë, mjafton të vendosni këtë hashtag#ColoursofAlbanians2022.

6. Në rast publikimi të fotove apo videove të pjesëmarrësve nga Diaspora, duhen vendosur dy hashtags #ColoursofAlbanians2022 #DiasporaShqiptare