Showbiz

George dhe Amal Clooney janë gati për të adoptuar një fëmijë

Revista prestigjose britanike, “Heat” ka konfirmuar se çifti i famshëm George dhe Amal Clooney dëshirojnë të kenë një fëmijë të tretë por këtë herë duan të adoptojnë.

Pas 2 binjakëve Ella dhe Alexander të lindur më 6 qershor të vitit 2017, ata kanë kuptuar sesa e rëndësishmë është të kesh një familje të madhe me shumë fëmijë.

Arsyeja përsa dyshja kanë vendosur të adoptojnë ka të bëjë jo vetëm me faktin që Amal është bërë nënë në moshë të madhe dhe e ka të vështirë të mbetet shtatzënë por edhe për t’i dhënë një shembull të mirë botës për rëndësinë e adoptimit.