Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Kanye West thuhet se po fillon një sipërmarrje monumentale për të ndërtuar qytetin e tij në Lindjen e Mesme, të quajtur YZY DROAM. Planet u zbuluan përmes një faqe interneti që kërkon aplikime për role të ndryshme, duke përfshirë menaxherët e projektit, inxhinierët, arkitektët dhe kontraktorët. Projekti i tij ambicioz, që mbulon 100,000 hektarë, synon të krijojë një qytet të vetë-mjaftueshëm, duke tejkaluar madhësinë e Parisit dhe duke kaluar gjysmën e madhësisë së qytetit të New York-ut.

2. Aktori i njohur Ryan Gosling i cili këtë vit ka spikatur me rolin e tij në filmin e suksesshëm “Barbie” thuhet se është në diskutime me Marvel Studios për t’iu bashkuar Marvel Cinematic Universe (MCU). Këto thashetheme, të zbuluara nga Daniel Ritchman, bëjnë me dije se Gosling së fundmi u takua me kreun e Marvel Studios, Kevin Feige për të parë mundësinë e disa prej roleve të mundshme brenda ekskluzivitetit të gjerë të superheronjve.

3. Ylli i muzikës pop Rihanna thotë se e vetmja gjë që nuk mund të bëjë në jetë, të paktën deri tani është një vajzë. 35-vjeçarja, e cila ka djemtë RZA dhe Riot me të dashurin e saj A$AP Rocky, duket se po planifikon të ketë më shumë se dy fëmijë. Kur u pyet nëse kishte ndonjë gjë që ajo nuk mund të bënte, bukuroshja tha për E!News se:

Deri më tani, të kem vajza.

4. Aktori i njohur George Clooney tha së fundmi për Entertainment Tonight se nuk do e luajë më rolin e Batman. Clooney ka deklaruar më parë se pranimi i rolit të Batman ishte një nga gabimet më të mëdha të karrierës së tij. 62-vjeçari së pari luajti personazhin ikonë në “Batman & Robin” nga 1997 me Arnold Schwarzenegger dhe Uma Thurman.

5. Pas Drake, tani një sportist i njohur në SHBA duke se është dashuruar me simbolin e shqiponjës dykrenare. Bëhet fjalë për yllin e futbollit amerikan Joshua Keith Palmer, i cili është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare. Palmer është një futbollist i suksesshëm i Los Angeles Chargers në Ligën Kombëtare të Futbollit në SHBA. Nuk dihet ende se çfarë e lidh Joshua me flamurin tonë kombëtar, apo si arriti që të bëhet trend mes personazheve të njohur ndërkombëtarë…