Showbiz

Gigi dhe Zayn bëhen prindër për herë të parë

Në 25-vjetorin e saj, modelja e famshme Gigi Hadid zbuloi se ishte në pritje të ëmbël.

Gjatë intervistave të ndryshme, bukuroshja ka treguar se ajo dhe partneri i saj Zayn po i shijojnë shumë ditët e shtatzënisë së modeles dhe po mësojnë gjëra të reja rreth prindërimit.

Mbrëmjen e kaluar 25-vjeçare ka sjellë në jetë vogëlushen e saj dhe menjëherë ka postuar një foto ku ndan lajmin e bukur me ndjekësit në rrjetet sociale.

Gigi ka postuar një foto bardhë e zi ku shfaqet dora e bebes, ashtu siç e kërkon tradita virtuale kur një fëmijë vjen në jetë. Megjithëse ajo dhe Zayn kanë bërë dedikime të bukura për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, ata ende nuk e kanë bërë publik emrin e saj.

“Ajo ka ndryshuar të gjithë botën tonë. E dua kaq shumë!” -shkruan Gigi Hadid ndërsa Zayn bën një dedikim edhe më të ndjerë.

Të provosh të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte një detyrë e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës që e njoh dhe krenar për ta quajtur timen dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku”, -tha këngëtari britanik.