Celebrities Gossip

Gigi Hadid ndan me ndjekësit çaste nga muaji gusht, momente magjike me Zayn Malik dhe Khai!

Gigi Hadid është një nga modelet më të dashura në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Jo vetëm për aspektin profesional, por Gigi ka arritur të fitojë famë edhe për shkak të jetës së saj personale. Kujtojmë se ajo prej kohësh është në një raport dashuror me këngëtarin Zayn Malik dhe pak kohë më parë, familja e tyre u zgjerua me vogëlushen Khai.

Gigi Hadid të mërkurën ndau çaste nga muaji gusht me fansat e saj në Instagram. Modelja, e cila mirëpriti vajzën e saj të vogël Khai me të dashurin, këngëtarin Zayn Malik, në shtator të vitit të kaluar, postoi disa fotografi dhe video të saj dhe familjes që tregojnë se si e kaloi gushtin me ta.

Në fotot e para, Gigi Hadid mund të shihet në një pishinë ndërsa në një tjetër, ajo duket e adhurueshme me vajzën e saj të vogël. Fotografitë e tjera tregojnë Khai të vogël duke luajtur me lodra. Me siguri fansat e kanë mirëpritur këtë album të modeles, gjë që vihet re edhe në komentet e tyre mjaft pozitive ku shprehin pëlqimin dhe dashurinë që kanë për Gigi.

Kujtojmë, se dhe motra e saj Bella Hadid, është shumë e njohur për veprimtarinë e saj në botën e modës. Ndërkohë, vëllai i tyre Anwar Hadid është në një lidhje dashurie me këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa. Gigi arrin gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes me anë të postimeve të saj, pasi ndan çaste të veçanta me pjesëtarët e familjes.