Showbiz

Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij aktori i “West End”

Aktori hollivudian Graham Martin u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Basford.

Ylli i “West End” humbi jetën për aryse ende të panjohura . Ai ishte 50-vjeç dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur më datën 1 maj por vetëm ditën e kaluar u bë e ditur për publikun dhe median.

Ai i cili njoftoi policinë ishte miku i tij Tim Churchill me të cilin Martin ka punuar në “Blood Brothers” për 11 vite.

Sipas disa rapostimeve mendohet se aktori i ndjerë ka qenë duke luftuar me pneumoninë për një kohë të gjatë.