Aktualitet

Gjendet një foshnjë e braktisur në plazhin e Golemit/Identifikohet nëna që e braktisi!

Një foshnjë rreth 2 muajshe, e braktisur në plazhin e Golemit u gjet një ditë më parë dhe u dërgua në spitalin e Durrësit, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore. Policia identifikoi dhe po punon për kapjen e nënës së vajzës së vogël, një 22-vjeçare banuese në Durrës, së cilës i jepen inicialet D.S. Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.

Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.