Art & Kulturë

Gjithçka që duhet të dini për “Tirana HarmoniFest” e zbulon vetë organizatorja, Lura Elezi!

“Tirana HarmoniFest” është festivali i parë qe kremton kulturën dhe vështirësitë e romëve në Shqipëri. Ai është krjuar nga Lura Elezi dhe qendra e saj Laralara.

Lura Elezi është personazh jo i panjohur për skenën e kulturës dhe muzikës në Tiranë, duke qenë mbrapa shumë organizimeve koncertesh dhe punësh me artistë si Alban Skënderaj, Tre Musketjerët, Shpat Deda, Capital T, etj, dhe mike e radios sonë. Ajo është dhe personi mbrapa Tirana Harmoni Fest, një festival intrigues që vjen për here të parë në kryeqytet. Ai mbështetet nga qyteti i Tiranës, Bashkimi Europian dhe OSFA.

Lura si filloi ky projekt?

E kam menduar dhe konceptuar ndoshta 2 vjet më pare, pasi hasa sa bukur kremtohet kultura rome nëpër Europën perëdimore. Në Spanjë për shembull, ajo ditë është plot e përplot me aktivete përfshi dhe parada e marshime. Mendova, pse mos ta ketë dhe Tirana jonë? Dhe fillova ta shkruaj pak e nga pak.

Si ndodhi që u bë realitet?

Organizata jonë aplikoi në drejtorinë e kulturës në bashki dhe u prit shumë mirë. Aty morëm zemër dhe filluan ta zgjerojmë, duke shtuar aktivitetet siç janë dokumentarët kuruar nga DokuFest, arti, panairet dhe festa, dhe duke kërkuar mbështetjen e orgnizatave të tjera. Parim thelbësor i festivalit ishte dhe mbetet përfshirja e anëtarëve të komunitetit në çdo profesion e detaj, dhe e realizuam me sukses dhe me ndihmën e Klaudio Taho-s, një djalë fantastik nga Drejtoria e Mbrojtjes në bashkinë e Tiranës.

Çfarë do të thoje që është e veçanta e festivalit?

Kremtime për Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka çdo vit, por asnjëherë nuk janë përmbledhur në një festival me më të mirën e komunitetit rom. Ju ftoj t’i ndiqni vetë aktivitetet.

“Tirana HarmoniFest” është festivali i parë qe kremton kulturën dhe vështirësitë e romëve në Shqipëri. Ai ofron një larmishmëri të madhe aktivitetesh, përfshi disa dokumentarë, piktura, skulptura, fotografi eksluzive, panair, dhe natyrisht një festë  të paharruesme.

Programin e festivalit  mund ta gjeni në WEB ose në Instagramin e tyre.