Health & Beauty

Gjithçka rreth ‘skin cycling’, rutina e re e kujdesit për lëkurën pas verës!

Trendi më i ri sa i përket kujdesit ndaj lëkurës po miratohet edhe nga dermatologët. Quhet “skin cycling” ose stërvitja e lëkurës që përgatit fytyrën për stinën e vjeshtës, me trajtime dhe kujdes disi më intensiv, por njëherësh edhe efektiv kundër plakjes.

@gma

@Dr. Whitney Bowe breaks down skin cycling and shows you how to add the viral trend into your beauty routine. #dermatologist #dermatology #skincare #skincareroutine #skincycling #skin #skincaretips

♬ original sound – Good Morning America

Çfarë është “skin cycling” i lëkurës? E zbuluar dhe përhapur për herë të parë vjeshtën e kaluar, kjo rutinë e kujdesit për lëkurën rikthehet fuqishëm këtë vjeshtë. Sekreti qëndron në kohën e aplikimit, gjithmonë në mbrëmje. I gjithë cikli i rigjenerimit dhe përgatitjes së lëkurës përfundon në katër ditë. Mbrëmja e parë i kushtohet eksfolimit; e dyta është nata e retinolit; e treta dhe e katërta janë të destinuara për shërim.

Ky cikël lejon rutinën kozmetike që t’i përafrohet ritmit natyral të rigjenerimit të lëkurës dhe jep goxha shkëlqim. Ky cikël është një mënyrë kujdesi për t’u kthyer në rutinën tuaj të bukurisë, pa e mbingarkuar fytyrën. Një krem për heqjen e grimit, vitaminë C, kremra me retinol për trajtimin e pjesës poshtë syve si dhe acid hialuronik për lëkurën në tërësi, janë vetëm disa nga elementët e kësaj rutine kujdesi për lëkurën.