Celebrities Gossip Showbiz

Gjon’s Tears i kundërpërgjigjet për të fundit herë Alketës!

Këtë vit në ‘Eurovision’ ishin pjesëmarrës dy këngëtarë shqiptarë, Anxhela që përfaqësonte Shqipërinë dhe Gjon’s Tears si përfaqësues i Zvicrës. Ky i fundit mund të kishte qenë përfaqësues i vendit tonë, por ai tregoi se nuk e kishin pranuar në Festivalin e Këngës.

Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe më tha hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha “Më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty, kënga është frëngjisht”. Po ça është edhe më e çuditshme më tha do vish si i ftuar në Festival dhe nuk më ftoi, por s’ka problem.

Alketa Vejsiu, asokohe dhe një nga autoret e Festivalit u shpreh se ka dashur shumë që Gjon të jetë konkurrent, por kënga e tij u dorëzua jashtë afatit dhe ishte në gjuhë të huaj dhe nuk mund të bënte asgje për këtë fakt, pasi rregullat e Festivalit të Këngës janë shumë strikte.

I pyetur sot në “Wake Up”, Gjon’s Tears rreth kësaj çështje tha fjalët e tij të fundit duke treguar se nuk ka asnjë interes për ta diskutuar më këtë çështje.

Më thënë të drejtën nuk është gjë që më intereson shumë. Nuk e kisha dëgjuar më parë deklaratën e Alketës. Unë kam bërë të pamundurën të shkoja atje dhe është gjë shumë e bukur. Nuk po them që gjithmonë kanë tentuar të më ulin poshtë apo të mos më marrin. Unë tani nuk dua të bëj skandal, asgjë, sepse nuk e kam problem. Unë arrita ta realizoja në Zvicër këtë gjë dhe jam shumë krenar që ndodhi në Zvicër dhe s’kam asnjë problem me asnjëri. Unë jam shumë i lumtur që u bë Eurovision, kështu që nuk kemi pse të bëjmë asnjë skandal. Për mua kjo është histori e vjetër, kështu që le të shkojmë përpara.

Kujtojmë se Gjon’s Tears arriti të zinte vendin e tretë në “Eurovision 2021” duke përfaqësuar Zvicrën me këngën “Tout l’univers”, e cila u pëlqye dhe votua nga shumë shtete.