Aktualitet Politikë

Gjykata cakton datën, seanca për Berishën më 26 dhjetor!

Çështja Partizani, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO cakton datën 26 dhjetor për vendimin ndaj Sali Berishës.

Të martën ora 10:00 në Gjykatën e Posaçme do të dëgjohen palët, nuk do të shqyrtohet në dhomë këshillimi por në prani të palëve, prokurorëve të SPAK-ut, mbrojtjes së ish-kryeministrit, avokatëve të tij dhe vetë Berishës.

Gjykata do të duhet të njoftojë edhe avokatët e ish-kryeministrit. Berisha deklaroi se do të konsultohet me avokatët e tij nëse do të marrë pjesë në seancën e Gjykatës së Posaçme.

Avokatët janë ata që do të më këshillojnë mua, por çdo qëndrim i imi është përcaktuar nga mungesa e legjitimitetit, nuk kishte asnjë dosje aty. Avokati kishte 7 faqe me vendimet e gjykatës.

Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas kërkesës që SPAK-u i nisi GJKKO-së për dhënien e masës së sigurisë “Arrest shtëpie” për të. I pyetur nëse do ta zbatojë vendimin dhe lidhur me adresën se  ku do të kryejë masën e sigurisë, Berisha theksoi se “as Sigurimi i Shtetit nuk do të merrte masa të tilla”.

Ky proces nisi gjithçka mbi këtë piramidë mashtrimi që unë paraqita para jush. Ky proces vazhdoi me shpalljen e masave shtrënguese ndaj meje duke shkelmuar me të dyja këmbët Kushtetutën. Me këtë akt, në 32 vite pluralizëm, çdo masë shtrënguese cilado të ketë qenë ajo për deputetët është vendosur pasi është marrë vendimi i Kuvendit. Dhe nuk ka një njeri tjetër ndryshe. E them këtë për të treguar se pse unë nuk pranova dhe nuk pranoj shkeljen e Kushtetutës.

Së dyti, marrim momentin në vazhdim. Për shkak të refuzimit tim në mbrojtje të Kushtetutës dhe pushtetit të Parlamentit që është sulmuar në mënyrë të qartë, unë nuk zbatova vendimin, por ndoqa rrugën e ankimimit me avokatët. Jo vetëm që këta nuk tërhiqen, por në mënyrë unike në historinë e njerëzimit, i drejtohen Kuvendit me kërkesën për të rënduar masën sepse ky nuk ka zbatuar masën. Ju garantoj se shumë institucione nuk do të guxonin deri këtu. As Sigurimi i Shtetit nuk do të merrte këto masa.