Celebrities Gossip Showbiz

“Goca mamit”, Kristina Baki na bën ‘sytë zemra’ me postimin më të fundit!

Kristina Baki është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Kristina na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur, duke nisur nga gjinia, emri e duke vazhduar me babyshower-in. Teksa tanimë Kristina është bërë nënë e një vogëlusheje, e cila quhet Siera. E një bukuroshe si modelja tregoi se dhe shumë pak kohë pas lindjes u rikthye në format e saj të dikurshme.

Së fundmi Kristina ka ndarë me ne një postim nga ato që nuk janë të shpeshta në llogarinë e saj në Instagram, një foto të vetes së saj teksa mban në krah vogëlushen, duke e siguruar që mos t’i zbulojë portretin teksa ka pozuar para pasqyrës së ashensorit.

Goca mamit

Vajza e saj quhet Siera dhe patjetër që ka një kuptim të veçantë. Siera në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip kuptimin e parë që ka. Ky ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, kështu u shpreh modelja.

Kujtojmë se së fundmi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto ku gjoksi i saj bie mjaft në sy, një prej tyre e ka akuzuar për ndërhyrje, ndërkohë Kristina reagoi duke e mohuar.