Film & Tv

Habit aktorja e famshme amerikane: “Nuk e dashuroj më aktrimin”

Ajo është një ndër aktoret më të famshme dhe më të suksesshme të Hollywood-it. Bëhet fjalë për Gwyneth Paltrow e cila mesa duket ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga aktrimi pas nuk e dashuron më dhe nuk i pëlqen më të luajë nëpër filma. Ylli i Hollywood-it përgjatë 5 viteve të fundit është shfaqur vetëm me rolin e Pepper Potts në tre filma të Marvel.

Roli i saj kryesor i fundit është në filmin me metrazh të gjatë “Mortdecai” në vitin 2015, ku luajti përballë Johnny Depp.

“Një pjesë e shkëlqimit tim në aktrim u zhduk nga të qenurit nën vëzhgim të madh nga publiku, të qenurit fëmijë që është në çdo titull gazete, që kritikohet për gjithçka që bën, thotë apo vesh. Gjithashtu mua më pëlqen të gatuajë, të qëndrojë me miqtë e mi të vjetër, dhe luajë me fëmijët e mi. Nuk dua të jem në një dhomë hoteli për gjashtë javë në Budapest. Kjo nuk është ajo çfarë unë jam.”-tha ajo.

Rikujtojmë, se aktorja amerikane ka luajtur edhe në filmat “Avengers”, “Infinity War and Endgame”, dhe “Spider-Man: Homecoming”. Aktorja 48-vjeçare, fitoi çmimin Oscar me aktrimin e saj në ‘Shakespeare in love’, që u pasua nga role në filma si “The Talented Mr Ripley”, “Shallow Hal”, “Proof” and “Contagion”.

Paltrow ka bërë disa filma me kompaninë e Harvey Weinstein, Miramax. Në vitin 2017, aktorja tha se Weinstein e kishte thirrur në suitën e tij në hotel dhe e kishte ngacmuar atë seksualisht. Ky i fundit, po kryen dënimin me 23 vite burg për përdhunim dhe agresion seksual.