Celebrities Showbiz

Hailey Bieber më seksi se kurrë, pozon për kalendarin ‘Rhode 2024…’

Hailey Bieber vazhdon të jetë në qëndër të mediave e portaleve dhe jo vetëm. Së fundmi, modelja amerikane ka shfaqur një pamje të mrekullueshme me bikini seksi të publikuara edhe në rrjetet e saj sociale. Modelja 27-vjeçare dukej mahnitëse teksa pozoi me një palë sytjena e me guaska deti, për të treguar lëkurën e saj dhe figurën tepër të tonifikuar. Ajo gjithashtu kishte një mbulesë rozë, dhe flokë të lagur në fotografinë mahnitëse të kopertinës, shkruan DailyMail. Fotografi të tjera në postimin e saj treguan gjithashtu modelimin e saj me rroba banje dhe një kapelë me veshë lepurushi, nga kalendari i markës së saj të kujdesit të lëkurës “Rhode” 2024. Hailey Bieber, e cila u bashkua me Candice Swanepoel për fotografitë e saj me rroba banje, ndau gjithashtu foto të saj duke bërë dush ndërsa modelonte një bluzë të bardhë dhe bikini të verdha. Një tjetër fotografi në seri e tregonte atë me flokët e saj të mbledhur në një peshqir të verdhë, teksa kishte veshur një bluzë të zezë dhe një palë vathë ari të trashë me rrathë të ndërlidhur. Për fotosesionin mahnitës në Bahamas, Bieber zgjodhi një grim minimal që shfaqte tiparet e saj të mrekullueshme dhe lëkurën me shkëlqim.