Showbiz

Halsey feston ditëlindjen, G-Eazy i kushton urimin më të veçantë

Pak javë më parë çifti i artistëve G-Eazy dhe Halsey u rikthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit pasi u ndanë për një periudhë të shkurtër por tashmë duken më të lumtur se kurrë.

Edhe pse herë pas herë nuk ngurrojnë ta shfaqin dashurinë e tyre online nëpërmjet fotove, kur bëhet fjalë për urime apo dedikime, këto të fundit gjithmonë tërheqin vëmendjen e publikut.

Edhe pse janë së bashku duke festuar ditëlindjen e këngëtares bukuroshe, G-Eazy i ka bërë asaj një urim special në Instagram. Reperi ka postuar disa foto të Halsey duke i treguar të gjithë botës sësa e rëndësishme është ajo për të.

“Të dua shumë shumë dhe gjithmonë do të të dua. Unë dhe miliona njerëz jemi mirënjohës për ty dhe ti se di sesa shumë. Ti je ylli më i shndrritshëm në qiell” ,-shkruan ndër të tjera G-Eazy.