Showbiz

Halsey merr hak ndaj G-Eazy, lidhet me këngëtarin britanik?!

Pak javë më parë Halsey dhe G-Eazy i dhanë sërish fund lidhjes së tyre edhe pse kishin vetëm pak muaj që ishin ribashkuar.

Pas ndarjes burime pranë këngëtares së hitit “Without Me”, rrëfyen se ajo ishte shumë e lënduar ndaj tradhëtisë së reperit dhe nuk dëshiron të kthehet më me të por shtoi se kishte vendosur të merrte hak duke u lidhur me dikë tjetër.

Mbrëmjen e kaluar bukuroshja u fotografua me muzikantin britanik YungBlud emri i vërtetë i të cilit është Dominic Harrison. Ata ishin duke dalë nga studio e regjistrimit “Milk” në Hollywood dhe dukeshin mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.

24-vjeçarja mbante në duar një buqetë me lule ndërkohë që shkëmbente shikime romantike me rrokerin 20-vjeçar. Ende nuk e qartë marrëdhënia e dyshes por me siguri ata do të mbahen nën vëzhgim nga paparacët në ditët në vazhdim.