Showbiz

Harron t’i blejë dhuratë Zonjës së Parë për ditëlindje, ja justifikimi i Donald Trump

Nuk kanë fund gafat e çiftit presidencial dhe këtë herë atë e ka lënë Donald Trump.

Vetëm pak ditë më parë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara festoi ditëlindjen e saj të 48-të dhe të gjithë prisnin të zbulonin se çfarë dhurate i kishte bërë kreu i shtetit.

Gjatë një interviste telefonike për “Fox & Friends”, Trump zbuloi se zgjodhi rrugën më të shkurtër duke i dhuruar një kartolinë urimi dhe një tufë me lule.

Ai u justifikua se si President është shumë i zënë me punë për të vrapuar pas dhuratave megjithatë për të dalë nga situata ai e përgëzoi bashkëshorten e tij për punën e shkëlqyer që ka bërë në Shtëpinë e Bardhë.