Celebrities Showbiz

Heidi i kthehet eksperiencës në “Grande Fratello”: “Më shkaktoi ankth!”

Orët e para të mëngjesit, teksa qëndronte me një pjesë të banorëve të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, Heidi ka folur lidhur me aventurën e saj në “Grande Fratello” në Itali. Banorja është shprehur se kur ka dalë prej atij formati, i është krijuar ankth dhe fakti që kur dilte në rrugë dhe të gjithë njerzit e njhnin, Heidit i ‘hiqte trurin’. Në rrëfimin e saj Heidi u shpreh:

Kur hyn aty ti nuk e di çfarë mund të ndodhë, je me ato personat aty dhe je në rregull. Kur dola, mua më shkaktoi ankth. Mua m’u bë e kundërta. Prisja që të kalonin ditët që të isha prap e qetë. Mua m’u bë totalisht e kundërta. Momenti i parë për mua ka qenë i keq. Ideja që del në rrugë dhe të njohin mua ma hiqte turin. Jam e rezervuar shumë si njeri.

Rikujtojmë se, ditën e djeshme Heidi Baci dhe Liam Osmani kanë patur një përplasje me njëri-tjetrin. Teksa Liami ka qenë duke folur, Heidi ka qëndruar përballë tij duke konsumuar diçka dhe duke kërcyer, ku kjo gjë e ka acaruar banorin, i cili e ka konsideruar këtë veprim të sajin si një mungesë respekti ndaj tij. Zbuloni më shumë në këtë link.