Celebrities Gossip Showbiz

Heidi përlotet pas komenteve të banorëve: Nuk e prisja…

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia. Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkrua nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.

Një debat i ashpër u krijua në prime, pas një komenti që erdhi për Romeon në Big Love nga vëllai i tij, Donaldi, ku në të nuk ishte përmendur Heidi. Kjo gjë bëri që Heidi të ballafaqohesj dhe të përlotej.

Heidi: Nuk e prisja që çdo herë që mundohen të më afrohen… ky është nerv. Kanë dy muaj që kanë mbaruar situatat e mia me Françeskën. Nuk e prisja nga Roza, nga Erjola, edhe nga Juli. Në mendjen time gjoja kisha krijuar relata. Mos më merr për budallaqe mua. Jo këto terma. Jeni super fallco, ti, Roza, Françeska, edhe ti Jul.

Egla: Unë të kam marrë afër krevatit, në momentin kur Romeo të puthi dhe të thashë si e lë veten të të puthi si copë mishi. Unë ta kam deklaruar në sy, ti mund të bësh çfarë të duash, unë nuk do të kthehem për respektin që kam për ty. Me Romeon unë kam punë tjetër.