Showbiz

Hilary Duff bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja e famshme Hilary Duff i ka munguar ekranit me projekte të reja kinematografike për një kohë të gjatë për t’ju përkushtuar plotësisht jetës familjare.

Pak orë më parë ajo ka njoftuar se vogëlushja e saj ka ardhur në jetë dhe për këtë nuk mund të ishte më e lumtur. Aktorja me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social Instagram ka zbuluar për herë të parë bebushen e saj e cila duhet theksuar se nuk ka një emër të zakonshëm.

Ajo quhet Banks Violet Bair dhe ka lindur në shtëpinë e saj pa shkuar asnjë moment në spital. Hilary Duff gjithashtu ka një djalë nga martesa e saj e mëparëshme.