Showbiz

Hilary Duff martohet në një ceremoni të vogël në shtëpinë e saj

Gjatë një interviste të dhënë për revistën prestigjose “Vogue”, aktorja e famshme Hilary Duff zbuloi se ceremonia e saj e martesës do të ishte krejtësisht private.

32-vjeçarja i dha fund beqarisë duke u martuar me të dashurin e saj Matthew Koma në kopështin e shtëpisë së tyre në Los Angeles.

Të ftuar specialë krahas familjarëve të tyre ishin edhe figura të shquara të industrisë së muzikës dhe filmit të cilët ruajtën më së miri privatësinë e çiftit.

Fustani klasik i Hilary u stilua në Londër nga duart e Jessica Paster e cila gjatë intervistës për “Vogue” zbuloi detajet që e bëjnë atë aq të veçantë për aktoren.