Showbiz

Humbet bastin, Tom Hardy bën tatuazh emrin e Leonardo DiCaprio

Humbja e një basti të vendosur dy vite më parë i ka kushtuar shumë shtrenjtë aktorit britanik Tom Hardy.

Mesa duket dy miqtë aktorë kanë vënë një bast nëse Leo do të fitonte një çmim “Oscar” për filmin e famshëm “The Revenant”.

Fitorja e DiCaprio dhe fjalimi i tij i famshëm jo vetëm që u përfol nga njerëzit dhe fansat por ata filluan të krijonin meme qesharake ndërkohë që askush nuk e dinte se nga ana tjetër Tom Hardy kishte humbur një bast.

Humbësi automatikisht detyrohet të kryejë dënimin dhe kjo e Tom qartazi i ka kushtuar shumë shtrenjtë. Në krahun e tij është vënë re një tatuazh i madh ku shkruhet “Leo Knows All” (Leo i di të gjitha). Me siguri gjatë kryerjes së këtij tatuazhi ai është ndjerë si një humbës i vërtetë.