Bota

Hungaria kërcënon të bllokojë Ukrainën nga anëtarësimi në BE!

Kryeministri hungarez, Viktor Orba i ka shkruar presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel duke argumentuar se liderët e BE-së nuk duhet të miratojnë rekomandimin e Komisionit Evropian që Ukraina të lejohet të bashkohet me bllokun.

“Këshilli Evropian nuk është në një pozicion të… dakord për të ardhmen e procesit të zgjerimit nëse nuk gjendet një konsensus mbi strategjinë tonë të ardhshme ndaj Ukrainës,” tha ai, shkruan Sky News.

Orban shtoi se liderët duhet të kenë një “diskutim të sinqertë dhe të hapur mbi realizueshmërinë e objektivave strategjike të BE-së në Ukrainë”, të cilat ai tha se përfshinin fitoren ushtarake të Ukrainës.

Kreu i qeverisë hungareze ka rritur presionin ndaj homologëve të tij të BE-së përpara samitit, ku ai mund të vërë veton ndaj ndihmës shtesë për Ukrainën.

Bashkimi Evropian do të mund ta anashkalojë veton e mundshme të Hungarisë dhe t’i japë Ukrainës 50 miliardë euro ndihma, thonë zyrtarët e bllokut, përderisa Kievi po i vazhdon përpjekjet për t’i dëbuar rusët nga tokat e pushtuara prej tyre.

Komisioni Evropian e ka propozuar zgjerimin e mbështetjes financiare për ta ndihmuar Ukrainën që t’i japë rrogat e punëtorëve dhe t’i përballojë shpenzimet e tjera, ndërsa vendet e BE-së pritet të votojnë për këtë pako në samitin që mbahet më 14 e 15 dhjetor, raporton agjencia “Reuters”.

Megjithatë, disa shqetësohen se kjo ndihmë mund të bllokohet nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili ka lidhje me Rusinë dhe është ankuar për dhënien e mbështetjes së ngjashme në të kaluarën. Pako të tilla mund të miratohen vetëm me pajtimin e të gjitha shteteve të BE-së.