Showbiz

I dënuar për ngacmime seksuale, Harvey Weinstein infektohet me Koronavirus në burg

Duket se Harvey Weinstein më në fund po merr atë çfarë meriton. Ish-producenti famëkeq po vuan dënimin e tij të ngacmimeve seksuale me plot 23 vjet në burg.

Ai është dënuar nga gjykata e Los Angeles me akuzën e përdhunimit të shkallës së parë dhe të tretë ndërkohë që avokati i tij është zotuar se do ta apelojë vendimin.

Së fundmi mësohet se Weinstein është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai është infektuar në burg dhe tashmë pritet që të merret vendimi për karantinimin e tij.