Bota

I fundit/Plas lufta Armeni-Azerbajxhan, numërohen shumë viktima

Gjatë gjithë natën ka pasur bombardime në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Dy vendet kanë raportuar për përleshje të reja në zonat kufitare që lanë të vdekur një numër të panjohur trupash azerbajxhaniane.

 

Luftimet, të cilat nisën në orët e para të së martës, shënojnë shpërthimin e fundit midis armiqve të mëdhenj, të cilët luftuan në vitin 2020 mbi rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakh.

Armiqësitë dhe luftime të ashpra shpërthyen rreth mesnatës në kufirin Azerbajxhan – Armeni , me raportime për viktima midis forcave ushtarake nga të dyja anët. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi se “në orën 00:05 të datës 13 shtator, forcat e armatosura të Azerbajxhanit filluan sulme me artileri të rëndë dhe armë të kalibrit të rëndë kundër pozicioneve të ushtrisë armene pranë rajoneve Goris, Sotk dhe Jermuk”.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat e saj nisën sulmet në shenjë hakmarrjeje për minimin e zonave nga armenët në Dashkasan e Kalbazar.